FOTO/ Hani këto ushqime për fat të mirë për Vitin e Ri

FOTO/ Hani këto ushqime për fat të mirë për Vitin e Ri

12:34, 30/12/2019
A+ Aa A-

Shumë njerëz vendosin të humbin peshë ose të ushtrohen edhe më shumë gjatë vitit të ri. Por një natë më parë, ata ka të ngjarë të hanë me gjithë zemër, duke mbushur pjatat e veçanta me ushqimet që thuhet se sjellin shëndet dhe fat të mirë për vitin e ardhshëm.

Në Spanjë, për shembull, për çdo tringëllimë të orës në mesnatë, njerëzit hanë një kokërr rrush. Secila nga 12 kokrrat përfaqëson fat të mirë për çdo muaj të vitit që vjen, por vetëm për ata që mund t'i konsumojnë të gjitha para se ora të përfundojë duke goditur akrepat.

Këtu është një përmbledhje e traditave nga e gjithë bota që, ashtu si tradita spanjolle kanë edhe këto veçori të tyret.

Armeni

Në Armeni, familjet pjekin një petë speciale të njohur si gata. Ata e gatuajnë këtë brumë për fat të mirë dhe për plotësim dëshirash. Është e shijshme dhe bën të festoni një Vit të Ri të ëmbël.Image

Estoni

Në Estoni, nuk ka shumë rëndësi se çfarë ha një llupës ata thjesht për festa hanë shumë. Estonezët synojnë të hanë shtatë, nëntë ose 12 vakte gjatë natës së Vitit të Ri. Nëse ata mund ta bëjnë këtë, kjo do të thotë që ata do të shohin bollëk përgjatë vitit të ardhshëm.Image

Gjermani

Në Gjermani hanë petulla dhe pelte në natën e Vitit të Ri, por mbushin disa nga petullat me mustardë në vend të peltes. Nëse dikush kafshon pa dashur petullën e mbushur me mustardë, thuhet se ata do të kenë një vit me fat të keq.Image

Filipine

Makarona të gjata (noodles) do të thotë jetë e gjatë dhe frutat e rrumbullakët tregojnë shëndet të mirë në Filipine. Kjo është arsyeja pse festa e Vitit të Ri Filipinas shpesh përbëhet nga një pjatë me fruta të rrumbullakëta - rrush dhe portokall dhe njëkohësisht edhe me makaronat e njohura kineze, noodles. Është tradicionale të kesh 12 copa frutash, një për çdo muaj të vitit që vjen.ImageMarrë nga: www.share.america.gov-Përgatiti: F.H,Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco