Cardoso: Terapitë plotësuese kundër kancerit ‘bëjnë më shumë dëm sesa mirë’

Cardoso: Terapitë plotësuese kundër kancerit ‘bëjnë më shumë dëm sesa mirë’

09:07, 14/11/2019
A+ Aa A-

Pacientët që vuajnë nga kanceri duhet t’u tregojnë mjekëve nëse marrin mjekime me bazë bimore, sepse disa nga përbërësit mund të pengojnë punën e kurave të tyre, njoftoi sot BBC, duke cituar kirurgët që folën në një konferencë për kancerin.

Pilulat me hudhër, xhinxher apo gingko, për shembull, mund të vonojnë shërimin e plagëve të lëkurës kur përhapet kanceri i gjirit.

Sipas BBC, kirurgia, prof. Maria Joao Cardoso, tha se nuk kishte asnjë provë që terapia bimore apo me kremëra funksiononte. “Nëse e keni me dyshim, është më mirë të mos pini asgjë”, tha ajo.

“Doktorët kanë nevojë të jenë më aktivë për t’i pyetur pacientët e tyre çfarë pilulash të tjera pinë  kur janë duke u kuruar nga kanceri,” tha prof. Cardoso, kirurge e gjirit në Qendrën e Kancerit  Chapalimadu, në Lisbonë, Portugali, për BBC.

Ajo tha se ishte veçanërisht e rëndësishme që pacientët gjithmonë të pyesnin mjekët e tyre para se të merrnin terapi plotësuese për kancerin që ishte përhapur në lëkurë.

Kjo ndodhte në një ndër pesë raste të kancerit të gjirit dhe më pak në kancere të tjera.

Rreziku është se shumë produkte mund të ndërhyjnë me terapi hormonesh ose trajtime kimioterapike dhe disa prej tyre zgjasin procesin e mpikjes së gjakut – që mund të çojë në plagë që zgjasin më shumë për t’u shëruar dhe me më shumë dhimbje.

Prof. Cardoso tha se nuk ishte për t’u habitur që pacientët dhe mjekët e tyre kërkonin trajtime alternative apo plotësuese.

Por ajo tha se njerëzit duhet ta dinin që “ato mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Synimi më i lartë në mjekësi është që të mbani mend: Mos bëni dëm!” tha ajo./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco