Greqia rishikon vendimin për të blerë dronë patrullues të prodhimit francez

Greqia rishikon vendimin për të blerë dronë patrullues të prodhimit francez

22:19, 16/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Greqia po rishikon vendimin për të blerë dronë patrullues të prodhimit francez, duke mbledhur informacione shtesë dhe duke shqyrtuar mundësi alternative, raportuan sot mediat greke.

Edhe pse prokurimi i ‘patrullave’ nuk është anuluar ende dhe procesi i prokurimit është ende në vazhdim, zyrtarët e njohur me zhvillimin e ngjarjeve vlerësojnë se kufijtë për prokurimin e mjeteve ajrore franceze pa pilot (UAV) po zvogëlohen, mëson portali Kattimerini.

Arsyet e ndryshimit të mendjes janë, nga njëra anë, vonesat e gjata dhe problemet në instalimin e terminalit Link-16, i cili është i nevojshëm që ‘patrullat’ të fitojnë karakteristika ndërvepruese, të cilat Athina zyrtare i ka vendosur si kusht të domosdoshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco