Një zjarr pyjor ka shpërthyer në Thesalia, një rajon i Greqisë që është përballur me zjarre në shumë zona ditët e fundit, transmeton Anadolu.
Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë njoftoi se zjarri ka rënë në një zonë pyjore në rrethinat e fshatit Kanalia të provincës së Karditsa, në rrëzë të Maleve Agrafa.
Në shuarjen e zjarrit nga toka po ndërhyhet me 25 zjarrfikës dhe tetë automjete zjarrfikëse, ndërkohë operacionet e shuarjes po mbështeten nga ajri me pesë avionë zjarrfikës.
Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë gjithashtu lëshoi një paralajmërim se nesër ekziston një rrezik shumë i lartë për zjarre pyjore në shumë rajone të vendit.
Si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta, ditët e fundit në shumë rajone të Greqisë kanë rënë zjarre pyjore, ndërsa në fillim të javës u njoftua se një baba dhe djali i tij 12-vjeçar humbën jetën nga një zjarr pranë Selanikut.
© SYRI.net