Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira,nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira,nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar

10:05, 27/03/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmërua se “Serbinë po e presin ditë të vështira”.

Me anë të një postimi ne rrjetet sociale, ai tha se nuk e ka të lehtë të tregojë se çfarë lajmi ka “pranuar Serbia në 48 orët e fundit”.

“Ditë të vështira e presin Serbinë. Në këtë moment nuk është e lehtë të them se çfarë lajme kemi pranuar në 48 orët e fundit…Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare”, ka shkruar Vuçiç, i cili ka shtuar se ditët në vijim do ta njoftoi publikun “për sfidat që e presin Serbinë.

“Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco