Von Cramon: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë duhet të ndalet menjëherë

Von Cramon: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë duhet të ndalet menjëherë

11:35, 24/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, i ka bërë thirrje Qeverisë së Serbisë ta ndalë menjëherë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë.

Von Cramon të mërkurën ka njoftuar për takimin që ka pasur me përfaqësuesit shqiptarë në Luginë, duke i bërë thirrje Qeverisë serbe ta ndalë diskriminimin sistematik ndaj tyre.

“Takimi i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga jugu i Serbisë. Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Qeveria e Serbisë është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë!”, ka shkruar ajo në “X”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco