Ambasada e SHBA-së shpërndan raportin e inteligjencës amerikane: Po, Dodik është një kërcënim për paqen

Ambasada e SHBA-së shpërndan raportin e inteligjencës amerikane: Po, Dodik është një kërcënim për paqen

15:35, 14/03/2024
A+ Aa A-

Para pak ditësh pas publikimit të raportit nga shërbimet e inteligjencës së SHBA-së, të cilat paralajmëruan rrezik të shtuar të dhunës së lokalizuar ndëretnike këtë vit në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Bosnjë e Hercegovinë ku kreu i Rebpulikës Srpska, Millorad Dodik synon shkëputjen sipas tyre shkëputjen e këtij territori, Ambasada e Amerikës në BeH, ka dalë me një sqarim shtesë.

Në një reagim në X, vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së, një dokument publik i përgatitur çdo vit nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, sipas kësaj ambasade pasqyron njohuritë kolektive të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së dhe fokusohet në kërcënimet më të drejtpërdrejta dhe serioze ndaj Shteteve të Bashkuara, kryesisht gjatë së ardhmes.  

Një kategori kërcënimi është trazirat e mundshme brenda shtetit.

Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve në lidhje me Ballkanin dhe Bosnje-Hercegovinën ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë: “Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik po ndërmerr hapa provokues për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje dhe për të siguruar shkëputjen de facto për Republikën Srpska”, thuhet në shpjegimin e ambasadës.

Sipas këtij sqarimi të publikuar në X, ambasada vlerëson se veprimi i tij mund t’i shtyjë udhëheqësit e popullsisë boshnjake (muslimane boshnjake) të forcojnë kapacitetin e tyre për të mbrojtur interesat e tyre dhe ndoshta të çojë në konflikte të dhunshme që mund të mposhtin forcat paqeruajtëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco