Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Xi Jinping në Serbi, një ftesë për BRICS dhe bekon 'Jugosllavinë e Re'?

Xi Jinping në Serbi, një ftesë për BRICS dhe bekon 'Jugosllavinë e Re'?

22:51, 01/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë Serbinë në fillim të javës së ardhshme. Sipas mediave të huaja, presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të marrë edhe një ftesë për anëtarësim në organizatën BRICS.

Megjithatë, në Prishtinë kjo vizitë shihet si mbështetje ndaj politikave destabilizuese të Vuçiçit dhe shpresojnë që faktori ndërkombëtar të shoh në një panoramë me të gjerë atë edhe në raport me Kosovën.

“Kina është shtet mosnjohës dhe sigurisht që Kosova ka interes që të lidh raporte bilatarale me Kinën meqënëse ajo ka marrëdhënie  me shumë shtete të tjera të cilat pastaj mund të kenë ndikim, mirëpo në formatin çfarë është Kina duke mbajt anën e Serbisë normalisht që Serbia shfrytëzon për ta destabilizuar vendin,” shprehet Arbër Rexhaj, deputet i LVV-së.

Për ekspertët e sigurisë, vizita e Jinping pritet të prodhojë zhvillime si në aspektin ushtarak atë edhe politik, me dështimin e marrëveshjes mes Beogradit dhe Parisit për avionët luftarakë “Rafale” si dhe idesë për botën serbe.

“Presidenti Vuçiç do të kërkojë që të vazhdojë bashkëpunimin ushtarak me Kinën në vazhdën e një bashkëpunimi që ka ekzistuar që nga viti 2018. Në aspektin politik, vizita e presidentit kinez pikërisht në datën kur tanimë do të kemi një shpërfaqje të së ashtuquajtur ‘Jugosllavi e re’ si platformë politike, ekonomike dhe ushtarake të Serbisë,” shprehet Drizan Shala, ekspert i sigurisë.

Në Beograd, Kina shihet si një vend mik “që respekton integritetin territorial” të Serbisë duke refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco