Luftanija greke qëllon drejt dy mjeteve ajrore pa pilot në Detin e Kuq

Luftanija greke qëllon drejt dy mjeteve ajrore pa pilot në Detin e Kuq

09:54, 13/03/2024
A+ Aa A-

Një luftanije greke, pjesëmarrëse në misionin e Bashkimit Evropian në Detin e Kuq ka qëlluar drejt dy mjeteve ajrore pa pilot dhe i ka zmbrapsur ato.

Kjo është raportuar nga mediat sipas duke cituar një zyrtar të Shtabit të Mbrojtjes Greke. Sipas këtij të fundit një anije ushtarake greke që shërbente në misionin detar të Bashkimit Evropian në Detin e Kuq qëlloi mbi dy mjete ajrore pa pilot dhe i zmbrapsi ato.

Misioni i BE-së në Detin e Kuq, i quajtur Aspides, u nis në shkurt për të ndihmuar në mbrojtjen e rrugës kryesore të tregtisë detare nga sulmet me dronë dhe raketa nga milicia Houthi e Jemenit, e cila thotë se po hakmerret për luftën e Izraelit në Gaza. Dhe Greqia siguroi një fregatë për misionin.

Së fundmi, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias vizitoi fregatën greke Hydra në Gjirin e Adenit.

“Ishte një nder të ishe i shoqëruar nga Shefi/HNDGS Gjenerali Dimitrios Houpis dhe Shefi/HNGS Zëvendës Admirali Eleftherios Kataras HN në fregatën "Hydra" që patrullon Gjirin e Adenit, duke mbrojtur interesat tona kombëtare në një zonë rreziku”, shkroi Dendias në X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco