Kreu pro-rus i Kuvendit malazez: Escobar të ndihet rehat dhe mirë në Mal të Zi, por të mos përzihet në punët e brendshme

Kreu pro-rus i Kuvendit malazez: Escobar të ndihet rehat dhe mirë në Mal të Zi, por të mos përzihet në punët e brendshme

08:13, 13/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, pro-rusi dhe mohuesi i gjenocidit serb në Bosnje dhe Hercegovinë Andrija Mandiq, tha se si një nga mikpritësit dëshiron që i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të ndihet rehat dhe mirë në Mal të Zi, por të mos përzihet në punët e brendshme të këtij vendi.

Mandiq theksoi se kushdo që dëshiron të mirën për Malin e Zi është i mirëpritur dhe se ky vend funksionon si vendet e tjera demokratike, dhe kjo nënkupton disa rregulla.

 “Një nga rregullat është që nuk është mirë të ndërhysh në punët e brendshme të një vendi. Mund të dëgjohet edhe ky edhe ai qëndrim, ne vlerësojmë gjithçka që shpall Escobar, por Mali i Zi nuk dëshiron të bëhet një nga shtetet federale të SHBA-së, por anëtar i BE-së” – tha Mandiq sot në Parlamentin e Malit të Zi gjatë seancës.

Në një konferencë online për gazetarët, Escobar tha se gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, e cila është planifikuar për këtë javë, ai do të theksojë mbështetjen e tij për Qeverinë, e cila e vendosi me vendosmëri vendin në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe kandidatit për në BE.

Ai po ashtu deklaroi se SHBA-të janë të shqetësuara për mundësinë e ish-partisë Fronti Demokratik /DF/ në qeverinë malazeze.

“Vendimi për koalicione dhe kush do të hyjë në Qeveri nuk është vendim i SHBA-së. E kemi thënë edhe më herët, publikisht dhe privatisht, se jemi të shqetësuar dhe se ato parti nuk janë partneri i duhur për të gjitha gjërat që shpresojmë për Malin e Zi” – tha Escobar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco