Klara Sanduloviç: Presidenti Vuçiç është 100 për qind përgjegjës për rrahjen e babait tim!

Klara Sanduloviç: Presidenti Vuçiç është 100 për qind përgjegjës për rrahjen e babait tim!

08:00, 06/01/2024
A+ Aa A-

Klara Sandulloviç, bija e kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviç, i cili u rrah brutalisht nga pjesëtarë të BIA-s, e më pas u burgos me akuza për vepra penale, nga Prokuroria e Nishit, ka thënë se fajtor për këtë ështeë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sandulloviç, tha në “Lajmet e Fundit”, në RTK, se gjendja e babait të saj ka qenë e rëndë, kritike, derisa e kanë marr në burg dhe tani nuk ka informata për të atin.

“Ai është marrë në burgë me një brinjë të thyer, në gjendje kritikë, nuk mund të merrte frymë lirshëm, është i traumatizuar. Përkundër kësaj, ai është ndaluar në burg. Atë që dimë tani është se e kanë vendosur në Burgun Qendror dhe aty nuk ka trajtimin e duhur mjekësor, sepse gjendja e tij është shumë e rëndë, atij i ka ra disa herë të fikët” tha Sandulloviç.

Ajo thotë se ishte në Kroaci për pushime kur ka dëgjuar rastin, për rrahjen e babait.

“Presidenti Aleksandër Vuçiç, është 100 për qind përgjegjës për rrahjen e babait tim. Ai është kërcënuar disa herë, atë e quaj diktator, kam thënë se do të bëjmë padi, sepse është sulëm ndaj të drejtave të njeriut”, tha Sandulloviq, duke shtuar se kërcënimet ndaj babait janë të shumta, gjatë vitit 2020 prestarët e BIA-s e bastisën dhe e arrestuan për disa ditë, babin e saj, nga ku u kthye me një gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas saj, ndaj kësaj rrahje kanë reaguar vetëm faktori ndërkombëtar, por jo edhe në Serbi. Ajo falënderon të gjithë ata që kanë reaguar ndaj rrahjes së babait të saj.

Familjarët e Sanduloviç thonë se ai dyshohet se është paralizuar dhe ka shenja dhe lëndime të shumta.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij dhe ishte mbajtur për disa orë nga shërbimi sekret serb ku edhe është rrahur brutalisht.

Opozitari serb, Nikola Sanduloviç muaj më parë kishte vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz ku ka bërë homazhe te varrezat e Jasharajve. Sanduloviçq tha se është politikani i vetëm serb, i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco