Protestat masive në Serbi/ Vuçiç nis raprezaljen: Arrestohen 35 persona

Protestat masive në Serbi/ Vuçiç nis raprezaljen: Arrestohen 35 persona

10:07, 25/12/2023
A+ Aa A-

Policia serbe ka arrestuar 35 demonstrues që morën pjesën në protestat masive në Beograd mbrëmjen e së dielës.

Protestuesit u arrestuan me akuzën e tentativës për të sulmuar institucionet shtetërore.

Nga trazirat në kryeqytetin serb u plagosën edhe disa punonjës policie, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë, sipas mediave serbe.

Protestuesit rrethuan mbrëmë godinën e Bashkisë së Beogradit për të shprehur revoltën ndaj asaj që ata e quajnë mashtrim në zgjedhjet parlamentare dhe lokale që u mbajtën në një ditë më 17 dhjetor në Serbi.

“Serbia kundër dhunës”, grupi kryesor i opozitës serbe, kundërshton rezultatin e zgjedhjeve që i dhanë sërish fitoren Vuçiçit dhe i konsideron të vjedhura.

Protestuesit hodhën sende të ndryshme në godinën e bashkisë dhe tentuan të hynin brenda.

Policia krijoi një rrethim dhe përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

Mbrëmë vonë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco