VIDEO/Fundoset lokali i ndërtuar mbi ujë në Beograd, ekipet e emergjencës ndërhyjnë për të shpëtuar qytetarët

VIDEO/Fundoset lokali i ndërtuar mbi ujë në Beograd, ekipet e emergjencës ndërhyjnë për të shpëtuar qytetarët

10:48, 24/12/2023
A+ Aa A-

Një lokal i ndërtuar mbi ujë në Beograd është fundosur. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet se lokali i quajtur “Kartel” është fundosur në lumin Sava. Në momentin kur ndodhur ngjarja, kafeneja ishte e mbushur me qindra persona.

Sipas informacioneve të dhëna nga kreu i Departamentit për Gjendje të jashtëzakonshme në Serbi, fatmirësisht nga ky incident nuk ka viktima.

Raportohet se 114 persona janë evakuuar, ndërsa u angazhuan 30 zjarrfikës dhe pesë ekipe të specializuara të shpëtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco