Trajkovic i reagon ambasadorit Hill për punën e zgjedhjeve në Serbi: A je në një linjë me Bidenin?

Trajkovic i reagon ambasadorit Hill për punën e zgjedhjeve në Serbi: A je në një linjë me Bidenin?

12:02, 22/12/2023
A+ Aa A-

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka reaguar sot ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan, Christopher Hill, lidhur me procesin zgjedhor të mbajtur në Serbi e për të cilin organizatat monitoruese kanë ngritur shqetësime të jashtëzakonshme.

Trajkovic ka rikujtuar deklarimet e Joe Biden se SHBA-ja duhet të flasë sa herë që cenohet demokracia, dhe e ka pyetur ambasadorin Hill se “A je në një linjë me presidentin Biden”, ka shkruar Trajkovic.

Hill sot ka deklaruar se “SHBA pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë, duhet zgjidhur mangësitë e vërejtura nga vëzhguesit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco