Një kryeministër shqiptar, hera e parë që ndodh në Maqedoninë e Veriut

Një kryeministër shqiptar, hera e parë që ndodh në Maqedoninë e Veriut

13:47, 05/12/2023
A+ Aa A-

Nga janari  2024, Maqedonia e Veriut do të ketë dhe një kryeministër shqiptar, çka tregon për ndryshimin rrënjesor të vendit që shume kohë më parë ishte përfshirë nga luftëra ndëretnike. Marrëveshja e koalicionit qeveritar mes BDI dhe LSDM përcaktonte që në krye të qeverisë teknike para zgjedhjeve të ishte një kryeministër shqiptar nga radhët e BDI.

Përpjekjet e nacionalistëve të VMRO-DPMNE në opozitë nuk ia dolën të hiqnin parashkimin për qeveri teknike ku argumenti kryesor ishte të mos kishte kryeministër shqiptare. Pas takimit mes drejtuesve të partive politike në Maqeodninë e Veriut kryeministri Kovaçevski deklaroi se: “Nuk ka konsensus për heqjen e percaktimit për qeveri teknike, para mbajtjes së zgjedhjeve, megjithatë ka gadishmëri që kjo të hiqet në të ardhmen”.

Kovaçevski ka  shtuar se mbetet oferta ndaj opozitës, që të bëhen pjesë e qeverisë, të marrin 6 ministri, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushteteuse

Njëqind ditë para zgjedhjeve, ose më 28 janar, do të formohet një qeveri teknike e kryesuar nga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

“Çështja e qeverisë teknike u hap në këtë takim, dhe nga ajo që u dëgjua nuk ekziston konsensus që të shlyhet qeveria teknike, edhe pse ne si opozitë e kemi kërkuar një gjë të tillë”, tha kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Partitë politike në një takim te thirrur  nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njëherësh kryetari i Lidhjes Social Demokrate në pushtet ranë dakord që zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill. Ne bazë të legjislacionit maqedonas zgjedhja e presidentit bëhet me dy raunde. Nëse në raundin e parë asnjë kandidat nuk merr mbi 50% të votave mbahet raundi i dytë.

Kovaçevski tha se në takim me partitë politike kishte “konsensus jashtëzakonisht të gjerë” për vërejtjet për legjislacionin zgjedhor, përkatësisht për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, që kanë të bëjnë me financimin e partive dhe çështje tjera për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Por, opozita shqiptare u largua nga mbledhja pas braktisjes së saj nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili sipas partive opozitare “nuk kishte dashur të bisedonte lidhur me kërkesa e opozitës që të jetë të përfaqësuar me një anëtar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”.

Opozita shqiptare, që përbehet nga tri parti politike, kërkoi zgjedhje të parakohshme, pra, para datës tashmë të caktuar nga partitë e tjera, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh nga partitë e tjera.

Edhe pse caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja shuan tashmë të gjitha shpresat për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Kovaçvski ftoi partitë që të përmbushin këtë detyrim nga i cili varet integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen deri para samitit të BE-së në këtë muaj që të mund të nisin bisedimet për anëtarësim në bllok.

Ato kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës, si popull shtetformues, bazuar në marrëveshjen me Bullgarinë për zgjedhjen e kontesteve për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Çdo vonesë në fillimin e negociatave me BE-në dhe vënia në harresë e këtij procesi dhe anëtarësimit tonë të plotë në BE është një vendim politik jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”, tha Kovaçevski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco