Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Mediat serbe: Vuçiç pranoi marrëveshjen, por kërkon nënshkrimin e saj pas zgjedhjeve ndërsa Kurti ka pranuar Asociacionin

Mediat serbe: Vuçiç pranoi marrëveshjen, por kërkon nënshkrimin e saj pas zgjedhjeve ndërsa Kurti ka pranuar Asociacionin

10:54, 02/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë takimeve të ndara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë bërë hapa të rëndësishëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe shkruajnë mediat në Serbi.

Siç shkruan gazeta serbe “Nova’ propozimi për statutin e këtij Asociacioni është pranuar nga të dyja palët, por aktualisht po kërkohet një formë e përshtatshme që do të kënaqë Beogradin dhe Prishtinën.

Sipas këtij mediumi në Serbi përveç që Kurti pranoi themelimin e Asociacionit edhe Vuçiqi ka pranuar draftin dhe dinamikën e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, por ka kërkuar që të mos ketë nënshkrim para datës 17 dhjetor, kur zgjedhjet zhvillohen në Serbi.

Pas takimeve të ndara në selinë e Bashkimit Evropian, ngjante se të dyja palët ishin larg çdo marrëveshjeje shkruan ky medium serb derisa presidenti i Serbisë pretendonte se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara ishte i papranueshëm për Serbinë, nga Prishtina erdhën mesazhe se ishte Vuçiq ai që refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar nga Brukseli.

Sipas kësaj medie serbe nënshkrimi i mundshëm mund të vijë vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, të cilat janë planifikuar për 17 dhjetor.

“Aty është shfaqur kërkesa e Kurtit për anëtarësim në BE dhe NATO dhe ka kërkuar që një gjë të tillë ta bëjnë pesë shtetet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën. Vuçiq e ka pranuar draftin dhe dinamikën e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, por pa nënshkrim, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë nënshkrim.

Ecuria e negociatave u ndikua ndjeshëm nga fakti se u propozuan dy modele marrëveshjeje: Njëri që do të përfshinte një deklaratë të detajuar nga të dyja palët dhe do të kishte të njëjtën peshë me nënshkrimet, dhe tjetri që do të përfshinte marrëveshje të veçanta midis të dyja palëve me Bashkimin Evropian. Vuçiq pranoi gjithçka, përfshirë edhe nënshkrimin e marrëveshjes, por jo me Kurtin për të njëjtin dokument”, shkruan kjo media.

Sipas këtij mediumi “ai ( Vuçiq) po ashtu theksoi se nënshkrimi i mundshëm mund të vijë vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi dhe sugjeroi ndër të tjera që presidenti i Francës të vizitojë Beogradin në muajin e ardhshëm, që përkon me periudhën parazgjedhore”, shpjegon bashkëbiseduesi në këtë media në Serbi.

Çfarë dëgjuam nga zyrtarët pas takimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimeve në Bruksel tha se Beogradi është plotësisht i gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që janë bërë.

“Nuk është fjala për ndonjë nënshkrim, por për zbatimin e asaj që dikur është nënshkruar apo për atë që është rënë dakord ndërkohë”, tha Vuçiq.

I pyetur nga një gazetar se cila është përmbajtja e dokumentit që pesëshja evropiane e amerikane e solli në Beograd më herët, Vuçiq tha: “Ajo letër i referohet ekskluzivisht Asociacionit. Nuk mund të flas për detaje, sepse nuk është rënë dakord të flitet për detajet, siç e shihni, kemi qenë shumë konkret dhe nuk ka rrjedhur askund asnjë detaj”, kishte thënë ai.

Në anën tjetër, nga Prishtina u bë e ditur se Kurti ishte i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por se pala tjetër nuk ka dashur ta nënshkruajë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha pas përfundimit të Samitit të Bashkimit Evropian (BE) se përshtypja e tij ishte se negociatat me Kosovën dhe Serbinë në Bruksel nuk dështuan, sepse të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për zbatimin e marrëveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco