Qeveria e re/ Abazoviç: Mali i Zi të qëndrojë në rrugën e duhur

Qeveria e re/ Abazoviç: Mali i Zi të qëndrojë në rrugën e duhur

12:18, 31/10/2023
A+ Aa A-

Mali i Zi të qëndrojë në rrugën e duhur, shkroi në Facebook ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas dorëzimit të detyrës kryeministrit Milojko Spajiç.

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i dorëzoi sot detyrën kryeministrit të sapozgjedhur Milojko Spajiç.

Abazoviç i uroi suksese Spajiçit për detyrën e re dhe theksoi se ”Mali i Zi duhet të ecë në rrugën e duhur dhe të llogarisë vetëm suksese”.

“Siç diktojnë sjelljet demokratike, transferimi i detyrës u bë sot në mëngjes! I urova fat të mbarë kryeministrit të ri dhe qeverisë së 44-t. Mali i Zi të llogarisë gjithmonë vetëm suksese dhe të qëndrojë në rrugën e duhur”, shkroi Abazoviç në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco