Këshilltarët e Melonit, Macronit dhe Scholz-it thërrasin në Bruksel Lajçak dhe Escobar

Këshilltarët e Melonit, Macronit dhe Scholz-it thërrasin në Bruksel Lajçak dhe Escobar

23:27, 25/09/2023
A+ Aa A-

Miroslav Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe me këshilltarët diplomatikë të kancelarit gjerman, presidentit francez dhe kryeministres italiane, Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco M. Talo.

Ky takim urgjent është zhvilluar në Bruksel për të dislutuar për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, – ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në veri të Kosovës situata është e tensionuar, pasi të dielën një grup terrorist vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai është shpallur hero nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa sulmi brutal i grupit terrorist është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco