Panik në Greqi, gjiri i Korinthit goditet nga 19 tërmete të njëpasnjëshme

Panik në Greqi, gjiri i Korinthit goditet nga 19 tërmete të njëpasnjëshme

13:00, 25/09/2023
A+ Aa A-

Ka ngjallur frikë dhe panik në radhët e banorëve rreth zonës së Gjirit të Korinthit vala e dhjetëra lëkundjeve sizmike të njëpasnjëshme që janë regjistruara në orët e para të kësaj të hëne.

Mediat greke raportojnë se gjatë orëve të fundit ka pasur tërmete të vazhdueshme me intensitet relativisht të ulët, ku më i madhi ka arritur në 3.8 të shkallës Rihter.

Sipas analizave të Institutit Gjeodinamik për tërmetet, lëkundjet më të mëdha kanë ndodhur në mëngjes herët dhe e kishin epiqendrën 13 km në veri-verilindje të Xylokastros, me thellësinë fokale të llogaritur në 13,4 km.

Megjithatë, lëkundjet më të dobëta të tërmeteve ndodhën si para ashtu edhe pas magnitudës 3.8 ballë.

Vlerësohet se në zonë janë regjistruar më shumë se 19 pasgoditje, të cilat pavarësisht fuqisë së ulët kanë trembur banorët e rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco