Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Muaji i mjaltit kthehet në tragjedi, çifti Austriak akoma i zhdukur pas përmbytjeve në Greqi

Muaji i mjaltit kthehet në tragjedi, çifti Austriak akoma i zhdukur pas përmbytjeve në Greqi

21:34, 07/09/2023
A+ Aa A-

Një çift austriak në muajin e mjaltit është zhdukur në Greqi pasi shirat e rrëmbyeshëm shkatërruan shtëpinë ku ata po qëndronin.

Shërbimet e urgjencës i kanë thënë BBC-së se janë në kërkim të çiftit dhe disa personave të tjerë të zhdukur.

Njerëzit në Greqinë qendrore u bllokuan në çatitë e shtëpive të tyre pasi përmbytjet vunë nën ujë fshatra të tëra.

'Çifti austriak vendosi të strehohej Nrenda shtëpisë njëkatëshe që kishin marrë me qira për muajin e tyre të mjaltit, pasi reshjet e dendura të shiut përfshinë Greqinë qendrore, tha pronari i akomodimit, Thanasis Samaras.

'Por shtëpia në bregdetin e plazhit të Potistika, pranë malit Pelion u përmbyt menjëherë', tha ai për BBC.

Ai shtoi se çifti, nga qyteti austriak i Grazit, ishin martuar pak ditë para se të arrinin në Greqi për pushime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco