Shkon në tre numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi, gjendet i pajetë një i moshuar

Shkon në tre numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi, gjendet i pajetë një i moshuar

19:13, 06/09/2023
A+ Aa A-

 

Shkon në tre numri i viktimave nga përmbytjet në Magnesia të Greqisë.

Pasditen e sotme është gjetur trupi i një 82-vjeçari në Kardista, ku sipas mediave greke, i moshuari kërkohej nga familjarët që prej ditës së djeshme. Trupi i tij u gjet në një pellg poshtë një makinë, që mesa duket e kishin hedhur ujërat e rrëmbyer.

Stuhia e quajtur “Daniel”, ka bllokuar dhe rrugë qendrore të Athinës, ndërsa meteorologët vendas parashikojnë se fenomeni do të marrë fund gradualisht nga nesër pasdite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco