Opozita serbe shkakton kaos në Parlamentin e Serbisë, kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç dhe zgjedhje të parakohshme

Opozita serbe shkakton kaos në Parlamentin e Serbisë, kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç dhe zgjedhje të parakohshme

18:33, 05/09/2023
A+ Aa A-

Opozita serbe ka shkaktuar kaos dhe ka bllokuar punën e Parlamentit serb. Pankarta, vërshëllima dhe thirrje për zgjedhje të parakohëshme ka qenë fokusi i opozitës serbe, raportojnë mediat serbe.

Deputetët e opozitës filluan ta bllokojnë punën e Kuvendit, në seancën e së cilës po diskutohej ribalancimi i buxhetit.

Pasi u miratua rendi i ditës së seancës së pestë të jashtëzakonshme të Kuvendit, disa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me fishkëllima dhe britma filluan të pengojnë punën e parlamentit dhe prezantimin e kryetares së Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç.

“Nëse kanë sukses në bllokadë, nuk e kanë bllokuar Ana Brnabiçin dhe Sinisha Malogun, Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiçin, nuk na kanë bllokuar asnjërin. Ata nuk duan që pensionistët të kenë rritje, sepse kjo rritje është e paraparë me këtë ribalancim. Nëse ia dalin me bllokadë, të cilën nuk duhet ta lejojmë, do të pengojnë edhe nënat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeç të marrin ndihmë sepse e gjithë kjo parashikohet me këtë ribalancim buxhetor”, u shpreh Brnabiç.

Ajo theksoi se sa më e zhurmshme të jetë opozita aq më e fortë do të luftohet, sepse nëse opozita fiton nuk do të ketë rroga dhe pensione dhe nuk do të ketë rrugë dhe gjithçka do të jetë si kur ishin në pushtet.

Kujtojmë se opozita serbe ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme bllokimi të punës në parlament deri sa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të tregojë datën e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha nivelet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco