VIDEO/ Pamje të frikshme, pas zjarrit Greqia nën 'pushtetin' e ujit

VIDEO/ Pamje të frikshme, pas zjarrit Greqia nën 'pushtetin' e ujit

12:03, 05/09/2023
A+ Aa A-

Greqia pas zjarreve duket se irët e fundit po përballet me shira të dendur të cilët kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në shumë zona. Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani për shkak të përmbytjeve ka humbur jetën një person.

Situate më e rëndë duket në Volos dhe në Magnez pasi moti i keq Daniel vazhdon me intensitet të pandërprerë me vlerësimet për sasinë e ujit që pritet të rritet akoma më shumë.

Përmes videove të publikuara shihet vërshimi i madh I ujit në rrugët e zonës së Volos.

Viktima nga moti i keq është një blegtor 51-vjeçar humbi jetën në zonën e Agios Georgios në Ano Volos, kur u shtyp nga një mur ngjitur me shtëpinë e tij që u shemb për shkak të vëllimit të madh të ujit.

Në të njëjtën kohë, ka informacione për një tjetër person të zhdukur 34 vjeç në zonën e Volosit, makina e të cilit u përfshi nga një përrua në zonën e Agia Ekaterinës.

Gjithashtu në Selanik për shkak të motit të keq është bërë thirrje që qytetarët të shmangin sa më shumë lëvizjen në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco