Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

ShBA dërgon 4 helikopterë Black-Hawk në Greqi

ShBA dërgon 4 helikopterë Black-Hawk në Greqi

20:53, 29/07/2023
A+ Aa A-

Greqia është përballur me një situatë katastrofike sa i përket zjarreve. SHBA ka mbështetur vendin fqinj me 4 helikopterë Black-Hawk , ndërsa pritet që të dërgohen edhe 3 Chinooks.

Autoritetet amerikanë kanë theksuar se nuk do të mungojë mbështetja dhe gatishmëria sa herë që të jetë e domosdoshme në këtë situatë kritike për Greqinë.

“SHBA është në anën e Greqisë. Ne dërguam Chinooks dhe Blackhawks për të ndihmuar ushtrinë greke, rojet bregdetare greke, ministrinë e zotit Kikilia, Shërbimin Pyjor dhe Departamentin e Zjarrfikësve në shuarjen e këtyre zjarreve”, ka thënë gjatë një deklaratë për mediat ambasadori amerikan George Tsunis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco