'S’ka marrëveshje për lëvizje të lirë e treg të përbashkët', Rama: Do të hapim ambasadë në Sarajevë

'S’ka marrëveshje për lëvizje të lirë e treg të përbashkët', Rama: Do të hapim ambasadë në Sarajevë

12:55, 07/07/2023
A+ Aa A-

Shqipëria po përgatitet që të hapë ambasadën e saj në Sarajevë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krišto.

Nga ana tjetër, Krišto ndër të tjera bëri të ditur se dy vendet nuk kanë mundur ende që të bien dakord për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për tregun e përbashkët. Megjithatë, u shtua se puna për arritjen e këtyre dy pikave do të vijojë.

Kurse, kreu i qeverisë kërkoi që marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Bosnjë-Hercegovinë duhet të mundësohet.

“Është e pakuptimtë që të kemi problematika të tilla natyre. Politika duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim. Ashtu si Serbia i ka firmosur ato marrëveshje, edhe Bosnjë-Hercegovina do ta bëjë këtë gjë.”

Sa i përket samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se vendet e rajonit duhet të punojnë për të ndërtuar një qasje të re, që të marrin më shumë mbështetje ekonomike nga Unioni.

“Duam të ndërtojmë një qëllim të përbashkët të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për ta shfrytëzuar samitin e Tiranës, si një samit ku të marrë jetë plani i një mbështetje të re ekonomike për këto 6 vende.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco