Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Të dielën zgjedhjet në Greqi/ Raundi i dytë, Mitsotakis: Kutia është bosh, 21 maji nuk vlen

Të dielën zgjedhjet në Greqi/ Raundi i dytë, Mitsotakis: Kutia është bosh, 21 maji nuk vlen

15:53, 23/06/2023
A+ Aa A-

Kanë mbetur vetëm pak orë nga raundi i dytë i zgjedhjeve të përgjithshme në greqi, dhe liderët politkë mbyllin sot një fushtaë itensive 45 ditore.

Lideri i konservatorëve Kiriakos Mitsotakis ftoi qytetarët në pjesëmarrje masive ë dielën e 25 qershorit për një qeveri të pavarur, të fortë dhe të qëndrueshme për të përballuar sfidat e së ardhmes.

“Kutia është bosh, rezultati i 21 majit nuk llogaritet, qytetarët duhet ta mbushin sërish. Të gjithë të shkojnë të ushtrojnë të drejtën e votës. Më vjen keq që kjo duhet përsëri dhe më vjen keq që mund të kemi një Parlament që nuk do të jetë polifonik. Në asnjë mënyrë nuk e konsideroj se është zbritur rezultati”

Nga qëndra e kryeqytetit kreu i syriza, Aleksis Tsipras, u bëri thirrje qytyetarëve të votojnë partinë e tij për të mbrojtur “vlerat e përbashkëta”. Mëgjithatë theksoi se pavarësisht rezultatit ai do të vazhdojë të qëndrojë për të mbështetur cdo grup shoqëror.

“Nga e hëna do të jemi sërish bashkë, do të jemi jemi këtu së bashku të mbrojmë çdo grup shoqëror, duke qëndruar me armët e demokracisë, fjalës dhe votës. Megjithatë, pavarësisht rezultatit,unë do të jem këtu për ju.”

Edhe lideri i Pasokut nga mitingu i Athinës, Nikos Androulakis, ka akuzuar partinë e udhëhequr nga kryeministri mitsotakis se gjatë këtyre 4 viteve nuk ka ndihmuar për të përballuar sfidat në shëndetësi arsim po edhe në administratë.

Me 21 maj, konservatorët kishin një fitore historike. Të dielën nuk do të dikutohet nëse nea dhimokratia do të fitojë zgjedhjet apo jo, por sa vende do të sigurojë në parlament

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco