Kapet një ton kokainë në portin e Mersinit, ishte fshehur në kontejnerë bananesh

Kapet një ton kokainë në portin e Mersinit, ishte fshehur në kontejnerë bananesh

13:53, 17/06/2023
A+ Aa A-

Një ton kokainë u kap në portin e Mersinit në jug të Turqisë, sasia më e madhe kjo e kësaj lënde narkotike që zbulohet ndonjëherë në fund.

Lajmin e përcolli Ministri i Tregtisë Mehmet Muş i cili përgëzoi në  Twitter, Drejtorinë e Përgjithshme të njësive të Mbrojtjes Doganore për “operacionin e suksesshëm”.

Kokaina u gjet në një anije të regjistruar në Liberi, e cila mbërriti portin turk nga  Ekuadori, shpjegohet në një deklaratë të Guvernatorit të Mersinit.

Operacioni nisi pas njoftimit se anije që vinte nga Ekuadordi, kishte në bord sasi të mëdha lëndësh narkotike. Droga ishte sistemuar në 1.000 pako në kontejnerë bananesh. Murat Cihan, zëvendëskreu i policisë së qytetit, pohoi se operacionet e mbikëqyrjes, të koordinuara me oficerët e doganave, zgjatën rreth një muaj.

Po në Mersin u kapën në 2019-tën 615 kilogramë kokainë. Sipas tij, një hetim ka nisur tashmë dhe pritet të ketë disa arrestime.

Vitin e kaluar, gjatë operacionet anti-drogë në Turqi u kap një sasi record narkotikësh: 4,168 kilogram metamfetaminë, 1,954 kg kokainë, mbi 11 milion pilula ekstazi dhe më shumë se 4 milion lloje të tjera pilulash narkotike, ndërsa u ndaluan 24 mijë persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco