U pyet pse nuk jetojnë gruaja dhe vajza e tij në Kosovë, Kurti: Jetojnë edhe në Prishtinë dhe në Oslo, jam paqësor

U pyet pse nuk jetojnë gruaja dhe vajza e tij në Kosovë, Kurti: Jetojnë edhe në Prishtinë dhe në Oslo, jam paqësor

12:20, 13/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se është person paqësor dhe jo i dhunshëm. 

Kurti sot kishte marrë pjesë në një konferencë me temë “Nuk ka paqe pa gra”, ndërkaq gjatë një konference për media në kryeministri u pyet pse gruaja dhe vajza e tij nuk jetojnë në Kosovë?

Ai tha se është gruaja dhe vajza e tij jetojnë në të dy vendet, Prishtinë dhe Oslo.

“Pas takimit në kryeministri me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e Misionit të BE-së, isha në një konferencë që po mbahet në Kuvend ‘Nuk ka paqe pa gratë’, ka mysafirë nga Evropa e Azia…gruaja ime dhe vajza ime jetojnë dhe në Prishtinë dhe në Oslo dhe jetojnë në të dy vendet, por kjo nuk do të thotë që ato kur nuk janë me mu unë jam i dhunshëm sepse konferenca ishte ‘Nuk ka paqe pa gra’. Besoni unë jam paqësorë edhe kur janë ato këtu edhe kur s’janë”, ka thënë Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco