Vuçiç ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri malazez

Vuçiç ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri malazez

11:32, 19/05/2023
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri, Jakov Milatoviqit.

Adxhiq për televizionin vijesti ka deklaruar se nuk ka njoftime se mund të ketë probleme gjatë inaugurimit.

“Ishte më e thjeshtë të bëhej inaugurimi në Podgoricë sesa në Cetinje”, tha ai.

Ministri ka bërë të ditur se si qytetar i Cetinjës do të kishte preferuar që inaugurimi të bëhej në Cetinje, por “si ministër e ka më të lehtë të jetë në Podgoricë”.

“Mali i Zi nuk ka asnjë problem me organizimin e asnjë manifestimi kur është fjala për atë që është protokolli zyrtar shtetëror. Nuk shohim asnjë grup apo individ që mund të kërcënojë protokollin shtetëror që duhet të zbatohet. Koha kur grupe të caktuara krijuan probleme për arsyet më të këqija është prapa nesh”, përfundoi Adzhiq.

Theksojmë se Kosovën në këtë ngjarje do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndryshe, Milatoviq ka arritur të mposht në zgjedhjet presidenciale presidentin aktual, Milo Gjukanoviq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco