Ish-nxënësja ther me thikë një nxënëse dhe një mësuese në një shkollë të Beogradit

Ish-nxënësja ther me thikë një nxënëse dhe një mësuese në një shkollë të Beogradit

15:31, 04/05/2023
A+ Aa A-

Një ish-nxënëse shfrytëzoi një thikë për të therur një nxënëse dhe një mësuese që u përpoq ta pengonte atë në shkollën private “Rudjer Boskovic” në Beograd.

Të sulmuarit nuk janë lënduar rëndë, raporton mediumi b92.

Raportohet se vajza kishte me veti një thikë kuzhine ndërsa është ndërprerë procesi mësimor dhe janë evakuuar të gjithë nga shkolla.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në Vraçar, adoleshenti K.K. vrau tetë nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”.

Sipas të dhënave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, djali i dyshuar për krimin ndodhet në një vend të posaçëm dhe me këtë rast do të merren institucionet shëndetësore.

Meqenëse K.K. nën moshën 14 vjeç, sipas ligjit aktual, nuk mund të përgjigjet penalisht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco