Selanik/ Merr flakë autobusi që transportonte nxënës shkolle

Selanik/ Merr flakë autobusi që transportonte nxënës shkolle

17:44, 09/04/2023
A+ Aa A-

Një autobus që transportonte nxënës shkolle është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Selanik të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se në autobus kanë qenë 52 nxënës shkolle dhe se zjarri ka rënë ne pjesën e pasme të autobusit.

Drejtuesi i mjetit ka vënën re flakët dhe ka lajmëruar zjarrfikësen e qytetit. Fatmirësisht asnjë prej nxënësve nuk kanë pësuar lëndime.

Aktualisht për çështje sigurie ata janë transferuar për në Mecovë, një zonë afër qytetit të Selanikut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco