Streptokoku A, gazetarja Londo: Tre fëmijë kanë humbur jetën në Greqi, nuk përjashtohet mundësia që…

Streptokoku A, gazetarja Londo: Tre fëmijë kanë humbur jetën në Greqi, nuk përjashtohet mundësia që…

19:06, 04/04/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Ira Londo në një lidhje me skype në rubrikën “Opinion” në News24 foli për situatën shëndetësore në Greqi.

Ajo tha se tre fëmijë kanë humbur jetën për shkak të streptokokut, teksa ka shtuar se nuk përjashtmet mundësia që të ketë të tjerë fëmijë në gjendje të rëndë.

“Ka pasur tre humbje jetësh, të gjithë fëmijë në Greqi. Ka pasur një rritje të infektimeve, Për shkak të shifrave në Britani ka pasur kërkesë për një informacion javor për të prekurit dhe për ata që janë humbur jetën. Kjo u bë nga presioni i ushtruar. Ka një valë dhe shifra të lartë, pasi pediatri këshillon fëmijën të bëjë testi për streptokoku A.

Ishte misterioze deklarata, pasi një ditë më parë, referohej me 1 humbje jete, ndërsa një ditë më vonë publikuan. Nuk përjashtohet se mund të ketë fëmijë që mund te jenë në gjendje të rëndë”, tha gazetarja Ira Londo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco