Vrasja e ‘Escobarit’ Serb, arrestohen autorët e dyshuar, bashkëpunëtore kishin 17-vjeçaren

Vrasja e ‘Escobarit’ Serb, arrestohen autorët e dyshuar, bashkëpunëtore kishin 17-vjeçaren

10:37, 13/03/2023
A+ Aa A-

Një e mitur, 17 vjeçe dyshohet se ishte e përfshirë në vrasjen e Ranko Radosheviç, i njohur si ‘Escobari’ në Serbi. Ajo është arrestuar dhe akuzohet për ‘bashkëpunim në vrasje’. Të akuzuar për krimin janë Stefan Z., 28 vjeç dhe Luka V., 25 vjeç që u arrestuan nga autoritetet serbe.

Të tre po qëndronin në një apartament që e kishin marrë me qira kur u vunë në pranga. Mediat serbe publikuan pamje të të rinjve që u arrestuan teksa ishin të veshur me rroba sportive. Njëri prej tyre u nxorr nga shtëpia me shapka ngjyrë rozë që i kishte më të vogla.Kujtojmë se Radosheviç u vra më 9 mars dhe u qëllua teksa qëndronte i ulur në një kafene në pikën e karburantit në Rushnje. Dy të rinjtë e maskuar, të veshur me kapuç dhe maska ​​​​kirurgjikale, u kapën nga kamerat e vëzhgimit.Ranko Radosheviç, i njohur ndryshe si "Escobar" dyshohet se ishte anëtar i klanit të Goran Mijatoviçit nga Bezhanija dhe lider i klanit Nikshiç që bashkëpunonte me klanin Skaljar, në krye me Jovan Vukotiçin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco