Dhunë në një shkollë në Serbi: Mësuesi dhe nxënësi përleshën në klasë, shkak telefoni

Dhunë në një shkollë në Serbi: Mësuesi dhe nxënësi përleshën në klasë, shkak telefoni

10:24, 05/03/2023
A+ Aa A-

Një incident ka ndodhur në një shkollë në Smederevë të Serbisë. Pasi mësuesi u përpoq t’ia largonte telefonin nxënësit, ata u përleshën në klasë.

Në videon e realizuar nga një nxënëse e së njëjtës klasë shihet mësuesi që i merr telefonin një nxënësi të vitit të dytë të gjimnazit dhe kthehet në vend.

Përleshja vazhdoi edhe në sekondat në vijim, ku mësuesi dukej tejet i zemëruar nga sjellja e nxënësit, i cili me këmbëngulje tentoi t’i rrëmbejë telefonin që i kishte marrë.

Pasi nxënësi arriti ta kthente telefonin, ai e shtyu edhe një herë mësuesin drejt dërrasës së zezë dhe përfundoi duke u larguar nga klasa.

Në video-xhirim dëgjohen edhe të qeshurat e nxënësve gjersa po zhvillohej përleshja mes mësuesit të matematikës dhe nxënësit.

Ndryshe, autoritetet policore serbe tashmë kanë nisur hetimet rreth rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco