'Ai është pjesë e problemit se përse nuk ka paqe në rajon', mediat serbe-Vuçiçit: Pse po investohen miliona në armatime?

'Ai është pjesë e problemit se përse nuk ka paqe në rajon', mediat serbe-Vuçiçit: Pse po investohen miliona në armatime?

19:24, 21/02/2023
A+ Aa A-

Armatosja e re e Serbisë dhe rritja e nivelit të frikës tek qytetarët, përfaqëson sistemin e qeverisjes së presidentit Aleksandër Vuçiçit.

Ka qenë ky përfundimi i analizës së mediave serbe, të cilat kanë kritikuar Vuçiçin në lidhje me rikthimin e retorikave për armatimin e vendit.

Në një prononcim për “Danas” ,analistët serbë kanë deklaruar se në vend që të shpenzojë miliona në blerjen e armatimeve, Vuçiç duhet të investohet në krijimin e një klime dhe marrëdhënieje të mirë me fqinjët.

“Danas” ka pyetur disa analistë serbë të cilët shprehen se në vend që të shpenzojë miliona për armatim, do të ishte më e leverdishme që ai të punojë në përmirësimin e marrëdhënieve më të mira me fqinjët e tij në rajon.

Kujtojmë se një deklaratë e tillë vjen pas fjalimit të presidentit serb në panairin ndërkombëtar të armëve në Abu Dhabi, e ushtria e vendit të tij duhet të jetë më e fuqishme se ç’është tani.

“Deklaratat e reja të Vuçiçit nënkuptojnë se ai do të shkojë në drejtim të nënshkrimit të një marrëveshjeje strategjike me një nga vendet e NATO-s dhe më pas, në bazë të asaj marrëveshjeje, blerja e armëve do të shkojë sipas standardit perëndimor, gjë që do të ndryshojë kursin rus”, tha Miroslav Paroviç nga Lëvizja për Liri Popullore.

Ai beson se Vuçiç ka siguruar “pikë” për veten e tij duke blerë armë – “pak nga rusët, pak nga kinezët, pak nga francezët, pak nga amerikanët”. Ndërkohë që thekson se armët që mund të blihen nuk ka staf që të përdoren nga ushtria.

Kurse Biljana Stojkoviç, bashkëkryetare e partisë Zajedno, beson se armatosja dhe rritja e nivelit të frikës tek qytetarët përfaqëson sistemin qeverisës të Aleksandar Vuçiçit.

Sipas saj, ai në mënyrë të dëshpëruar po gjen mënyra për ta larguar vëmendjen nga tema e Kosovës dhe në të njëjtën kohë po përpiqet të krijojë një klimë frike në Serbi.

“Natyrisht, nevojat e përditshme të qytetarëve të varfër janë diçka krejtësisht tjetër, por ballafaqimi me ato probleme nuk mund të çojë në mbijetesën e Vuçiçit në pushtet, gjë që i intereson. Në këtë kontekst, nuk mund të pritet që ai të zhvillojë një dialog, të bashkojë vendet e Ballkanit Perëndimor rreth një politike paqeje dhe bashkëpunimi, sepse ai nuk di të notojë në ujëra të qeta, si çdo autokrat. Për këtë arsye është e qartë se Vuçiç është pjesë e problemit për paqen në Ballkan dhe këtë e dëshmon me armatim intensiv”, thekson Stojkoviç.

Për Aleksandar Olenik, deputet i pavarur i Kuvendit të Serbisë, në vend që të shpenzojë miliona për armatim, do të ishte më e thjeshtë që Serbia të bëhet anëtare e NATO-s. Sepse, siç thotë ai, vetëm si anëtare e NATO-s, Serbia realisht mund të sigurojë paqe, stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco