Greqia goditet nga tërmeti

Greqia goditet nga tërmeti

20:11, 18/02/2023
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme Greqinë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, epiqendra e tërmetit ndodhet 44 kilometra në veri të Heraklionit, në një zonë detare në veri të Kretës, ndërsa thellësia është 10 kilometra.

Gjithashtu bëhet me dije se tërmeti është ndjerë në disa zona të Kretës.

Kujtojmë se pak më herët, një tjetër tërmet, i cili kishte një forcë të ulët, ka “goditur” në zonën detare të Çanisë, 37.3 kilometra në veri-veriperëndim, i cili kishte një forcë prej 2.9 të shkallës Rihter, me thellësi 10 kilometra.

Kujtojmë se tërmetet në Greqi janë të shpeshta, pasi vendi futet në zonat me aktivitet të lartë sizmik, së bashku me Turqinë, por edhe vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco