Për herë të parë/ Ngrihet flamuri shqiptar në Komunën e Çashkës, Maqedoni e Veriut

Për herë të parë/ Ngrihet flamuri shqiptar në Komunën e Çashkës, Maqedoni e Veriut

23:18, 20/01/2023
A+ Aa A-

“Let jetë perhajr inaugurimi i Flamurit kuq e zi në Komunën Çashkës”, kështu shkroi këshilltari komunal i Aleancës për Shqiptarët në Çashkë, Halil Ferati, përcjell TV21.

Ai bëri të ditur se vendosja e flamurit është e drejtë ligjore që buron nga rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Edhe ASh merr meritat për këtë akt.

Një drejt ligjore ishte obligim për respektuar insistimin jon sjellë rezulltati real. Po qe sot mos jetë ditë shum festive e kam të qartë se ende ekzistojnë steriotipet të ndryshme që e kanë problem ta pranojnë realitetin së populli Shqiptarët është shumicë. E kutoj që nuk është e pranushme aq lehtë një realitet i ri që mbizotëron në territorin e Komunës së Çashkës. Do të vije dita ku do të behët inaugurimi i Flamuri më kenget dhe valle Shqipe ku do të jetë ditë edhe më festive. Urime për gjithë pupullin Shqiptar”, shkroi Ferati në Facebook. 

Edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti e zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi reaguan lidhur me këtë moment historik për shqiptarët atje. 

Image
Image
 

Në komunën e Çashkës me regjistrimin e ri të popullsisë ka ndryshim të numrit të popullsisë. 20 vite më parë kjo komunë kishte numër më të madh të popullsisë të komunitetit maqedonas, ndërsa me regjistrimin e ri shqiptarët dalin si komunitet dominues. 

Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2002, në këtë komunë nga 7673 banorë, përqindjet e etniteteve ishin si vijon:

■ Maqedonasit 4370 -57,28%
■ Shqiptarët 2738 -35.23%
■ Turqit 390-5.70%
■ 2.89 të tjerë

Ndërsa sipas rezultateve të publikuara nga “Regjistrimi 2021”, në këtë komunë ka rritje të vogël dhe numërohen 7942 banorë, por sipas përkatësisë etnike shqiptarët dalin shumicë. 

■ Shqiptarë 4032/50.77%
■ Maqedonët 3071/38.60%
■ Turq 373 /4.70%

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco