Ursula von der Leyen në turneun e saj në Ballkan

Ursula von der Leyen në turneun e saj në Ballkan

09:34, 29/10/2022
A+ Aa A-

Ka premtime për prosperitet për  serbët gjatë turit ballkanik të Presidentes së Komisionit Evropian. Ursula von der Leyen u takua me presidentin serb Aleksander Vuçiq në Beograd. Marrëdhëniet e trazuara me Kosovën ishin pjesë e diskutimit, bashkë me energjinë.

Pas vizitës në vendin e ndërtimit të interkonjeksionit të gazit Serbi - Bullgari, von der Leyen foli për të avancuar më tej, njofton Euronews.

“Ajo që duam të shohim nuk është vetëm që gazi të rrjedhë nga Bullgaria në Serbi, por ky projekt të jetë një hap më tej për të na afruar me njëri-tjetrin”, shpjegoi von der Leyen. "Do të hapë tregun e gazit të Serbisë për diversifikim. Do të përmirësojë sigurinë energjetike të Serbisë."

Puna, e cila është pjesë e përpjekjeve të BE-së për diversifikimin e energjisë, duhet të përfundojë brenda një viti.

Përpara se të udhëtonte për në Serbi, von der Leyen ishte në Bosnje dhe Hercegovinë, një tjetër vend që pret prej shumë vitesh për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve boshnjake që të përfitojnë nga ftesa për anëtarësim në BE për të kapërcyer ndarjet midis myslimanëve, kroatëve dhe serbëve.

Von der Leyen kujtoi gjithashtu se BE-ja po cakton një paketë prej 500 milionë euro për burimet e reja të energjisë në një rajon që ka qenë një fokus tradicional destabiliteti dhe është nën ndikimin e fortë të Rusisë dhe Kinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco