Mesazhet e Von der Leyen në Shkup, para nisjes për Prishtinë, Tiranë, Podgoricë, Sarajevë dhe Beograd

Mesazhet e Von der Leyen në Shkup, para nisjes për Prishtinë, Tiranë, Podgoricë, Sarajevë dhe Beograd

07:10, 27/10/2022
A+ Aa A-

Gjatë vizitës tri ditore në Ballkanin Perendimor Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, qendroi të mërkurën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut.

Në takimet e veçuara me kryeministrin Kovaçevski dhe Presidentin Pendarovski, von der Leyen ka dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në BE dhe tejkalimin e krizës së energjisë, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. Maqedonia e Veriut po bën përpjekje të forta për të përmbushur kushtet e BE-së, procesi i skriningut ka filluar dhe ne ju premtuam ka thënë von der Leyen se do ta nënshkruajmë marrëveshjen me Frontex në gjuhën maqedonase dhe këtë e bëmë pa asnjë fusnotë, shkruan Deutche Welle.

"Kjo marrëveshje tregon se nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është e juaja dhe se ne e respektojmë atë. Maqedonia e Veriut po ecën rrugën drejt BE-së. Është shumë mirë të shihet se keni arritur reforma rrugës drejt BE-së”, ka deklaruar von der Leyen.

Marrëveshja Frontex ka të bëjë me mbrojtjen e kufijve nga migrimi i paligjshëm, për integrimin evropian dhe përballjen me krizën energjetike. Për kryeministrin e RMV Dimitar Kovaçevski ky është dokumenti i parë i nënshkruar midis Brukselit dhe Shkupit në gjuhën maqedonase.

"Nënshkrimi i marrëveshjes për Frontex, që është marrëveshja e parë e nënshkruar pas fillimit të bisedimit, është nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa asnjë fusnotë. Aty qëndron gjuha maqedonase e pastër së bashku me gjuhët tjera”, ka thënë Kovaçevski. Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, kjo gjë tregon se gjuha maqedonase është e mbrojtur dhe nuk është cënuar nga marrëveshjen me Bullgarinë.

Von der Leyen: Bashkohuni për ndryshimet kushtetuese

Presidentja e Komisionit të BE von der Leyen përcolli edhe mesazhet politike të Brukselit për mënjanimin e pengesave në hapjen e kapitujve me BE-në.

Ajo ftoi partitë politike të mbajnë përgjegjësi për të ardhmen evropiane të vendit dhe të miratojnë ndryshimet kushtetuese. "U bëj thirrje të gjithë politikanëve që të realizojnë ëndrën e të rinjve për integrim në BE. RMV tani ecën rrugës së integrimit europian. Këtë e dëshmoi edhe raporti i progresit . Është kënaqësi që ecni përpara, keni përforcuar demokracinë, sistemin e së drejtës, reforma dhe jam e sigurt se jeni të vendosur ta mbani këtë ritëm që të arrini në BE”, u shpreh von der Leyen.

Duke folur për krizën energjetike, von der Leyen tha,  se beson që kriza do të kapërcehet dhe se vendet e rajonit do të kenë mbështetjen e BE-së. "Së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë. Ne do ta kapërcejmë krizën energjetike me grante prej 80 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht do të vazhdojmë me grantet. Kjo mbështetje do të vazhdojë përmes një plani investimi me turbina eolike dhe lidhjes me gaz me Serbinë dhe Kosovën”, ka deklaruar von der Layen.

Krizën energjetike po e ndjen edhe BE. Por të jeni të sigurt, tha ajo, se nuk do të dorëzohemi asnjë milimetër. Në këtë jemi bashkë, siç jemi bashkë në Evropë, dhe kjo donë të thotë se këtë krizë do ta zgjidhim dhe tejkalojmë së bashku.

Pas qëndrimit në Shkup, Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen do të qëndrojë (27.10) në Prishtinë dhe Tiranë e më pas në Podgoricë, Sarajevë dhe Beograd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco