Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Babai denoncoi zhdukjen e 14-vjeçares në Greqi, dëshmitari: Është me një djal,nuk do që familja të ndërhyjë

Babai denoncoi zhdukjen e 14-vjeçares në Greqi, dëshmitari: Është me një djal,nuk do që familja të ndërhyjë

21:04, 14/09/2022
A+ Aa A-

Një 14-vjeçare me origjinë shqiptare rezultonte e zhdukur që nga 9 shtatori i këtij viti. Denoncimi për zhdukjen e të miturës është bërë nga një babai i saj . Në polici ai ka deklaruar se se vajzën e ka parë për herë të fundit më 9 shtator 2022 rreth orës 07:00 kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar të punë.

Rreth orës 08:30 e ka kontaktuar në telefon dhe i ka thënë se do të shkonte në det me miqtë. Ndërsa rreth orës 15:30 babai e ka telefonuar në telefonin e një shoqes e të cilën vajza e tij ishte, duke i thënë që kthehej në banesë.

Dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur më asnjë kontakt me vajzën. Por në polici është dhënë edhe një dëshmi në një 49-vjeçar shqiptar i cili ka deklaruar se djali i tij 20-vjeçar ndodhet me të miturën 14-vjeç, por nuk i ka treguar se ku ndodheshin. Djali i tij i ka thënë se është me vajzën dhe ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk dëshiron që familja të ndërhyjë.

Nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari ka udhëtuar në orën 19:50 të datës 9 shtator 2022 nga Kos për në Pire, në orën 09:40 të datës 10 shtator 2022 me anijen “ARIADNI”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco