Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

Acarohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë

Acarohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë

12:54, 12/09/2022
A+ Aa A-

Marrëdhëniet e tensionuara mes Turqisë dhe Greqisë janë përkeqësuar sërish. Këtë herë molla e sherrit është një anije turke mbi të cilët të dyja palët raportojnë informacione të kundërta për disa të shtëna me armë.

Pala greke sqaron se  roja bregdetare ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj anijes turke, për shkak se kjo anije po lëvizte në zonat ujore  të sajat konretisht pranë Lesbos.

Kapiteni i anijes kishte refuzuar më parë kërkesën e autoriteteve greke për kontrollin e anijes. Në këto kushte anija më pas është detyruar të  lundrojë në ujërat e afërta turke. Por versioni turk i ngjarjeve është i ndryshëm.

Të shtunën, media turke, duke cituar një pjesëtar të rojes bregdetare turke, raportoi se drejt anijes “Anatolian” është qëlluar njëmbëdhjetë milje larg ishullit turk Bozcaada, në ujërat ndërkombëtare.

Autoritetet turke thonë se dy anijet greke të përfshira në këtë incident nuk i kanë respektuar ligjet ndërkombëtare. Sipas televizionit shtetëror turk TRT, anijet greke janë larguar nga vendi i ngjarjes kur rojet bregdetare turke kanë mbërritur atje.

Në këtë rajon lëvizin shumë anije që sjellin emigrantë të paligjshëm nga Turqia në Greqi ose Itali. Roja bregdetare greke kontrollon pothuajse çdo anije që lëviz në mënyrë të dyshimtë në detin Egje.

Klan News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco