Iu rikthye kanceri pak muaj më parë, politikania greke ndërron jetë

Iu rikthye kanceri pak muaj më parë, politikania greke ndërron jetë

11:25, 25/10/2021
A+ Aa A-

Presidentja e Lëvizjes për Ndryshim e qendrës së majtë (KINAL), zonja Fofi Gennimata ka ndërruar jetë pak ditë pas shtrimit të saj me urgjencë në spital më 12 tetor.

Ditë më parë politikania  greke me anë të një statusi në tregoi se shëndeti i saj ishte përkeqësuar për shkak të rikthimit të kancerit.

 "Përkeqësimi i shëndetit tim, i cili kërkon shtrim në spital dhe kurim, më detyron të mos marr pjesë si kandidate në procesin zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit të Lëvizjes për Ndryshim," shkroi znj. Gennimata në deklaratë.

Fofi Gennimata hyri në skenën politike me një emër shumë të rëndë mbi kurrizin e saj, atë të Georgios Gennimatas, i cili ishte anëtar drejtues i PASOK-ut në vitet 1980. 

Në vitin 2008, në moshën 43 vjeç, ajo u diagnostikua për herë të parë me kancer. 

Ekzaminimet e rregullta për shkak të një historie trashëgimore zbuluan kancerin e gjirit të djathtë. 

Më pas ajo iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në spitalin Henry Dunant.

 Menjëherë më pas ajo udhëtoi për në Nju Jork dhe u shtrua në Spitalin Memorial për trajtimin e duhur.

 Fofi Gennimata lë pas tre fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco