Aleksandër Vuçiç: Kosova ka probleme të brendshme që janë pengesë për zbatimin e marrëveshjeve

Aleksandër Vuçiç: Kosova ka probleme të brendshme që janë pengesë për zbatimin e marrëveshjeve

12:22, 04/12/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ishte e rëndësishme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin për serbët në Kosovë, dhe ai shprehu dyshimin se Prishtina donte të zbatonte marrëveshjet e rëna dakord.

“Ata nënshkruan Asociacionin, kështu që ata nuk bënë asgjë në lidhje me të dhe ata haptas thonë se nuk u shkon ndërmend ta bëjnë atë. Ne jemi të interesuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për serbët dhe çfarë mund të bëjmë për njerëzit tanë, dhe nëse do të ruajmë integritetin e Serbisë”, tha ai.

Në RTS, Vuçiq vlerësoi se arsyet e brendshme politike në Kosovë aktualisht janë një pengesë për zbatimin e marrëveshjeve të rëna dakord, raportonportali Kosovo Online.

“Presidentë, gjithashtu, dëshirojnë të jenë Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia nuk do të pranojë “zgjidhje të rëndësishme” derisa Prishtina të përmbushë detyrimet e saj dhe shtoi se i dërguari special i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak, përcaktoi mirë se dialogu është “një rrugë e gjatë dhe e dredhur”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco