Mali i Zi/ Sot parlamenti zgjedh qeveria e re

Mali i Zi/ Sot parlamenti zgjedh qeveria e re

09:28, 02/12/2020
A+ Aa A-

 

Parlamenti i Malit të Zi do të zgjedhë sot qeverinë e 42-të që ka drejtuar  vendin deri tani. I mandatuari për të formuar qeverinë është Zdravko Krivokapiç nga opozita pro serbe.

Të hënën, Krivokapic paraqiti një ekspozitë në parlament në të cilën ai deklaroi në faqen 51 se përparësitë e qeverisë së ardhshme janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit, drejtësia dhe barazia, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet fqinje, sigurimi i kushteve të drejta në zgjedhje, ulja e shpenzimeve publike, ndërtimi i besimit publik dhe transparencë e plotë e punës së administratës shtetërore.

Ndër të tjera mediat vendase bëjnë me dije se përparësitë e qeverisë janë edhe masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen e ekonomisë pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Qeveria e re malazeze do të ketë zv/kryeministërt, liderin e partisë URA, Dritan Abazoviç dhe 12 ministra

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco