Rekord vdekjesh nga Covid/ 101 viktima dhe 2,135 raste të reja në Greqi

Rekord vdekjesh nga Covid/ 101 viktima dhe 2,135 raste të reja në Greqi

17:18, 24/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Greqia ka shënuar një shifër rekord rastesh fatale me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda ditës e humbën betejën me sëmundjen 101 persona.

Po ashtu, në 24 orët e fundit, u konfirmuan 2,135 raste të reja pozitive për Covid-19.

Raportohet se nga rastet e reja, 13 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është 95,137, nga të cilat 53.3% janë burra.

Sa i përket situatës në spitale, 562 pacientë janë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco