Presidentja: Mbresëlënëse, maturia e grekëve në këtë kohë epidemie

Presidentja: Mbresëlënëse, maturia e grekëve në këtë kohë epidemie

14:25, 04/05/2020
A+ Aa A-

Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou i vlerësoi grekët që treguan "maturi mbresëlënëse" në respektimin e kufizimeve, gjatë një takimi me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, që u transmetua në televizion.

Mitsotakis, nga ana e tij, tha se vizita e tij tekSakellaropoulou shënoi "kalimin në fazën tjetër të kësaj beteje të madhe".

Ai gjithashtu përshëndeti qëndrimin me përgjegjësi të treguar nga shumica e qytetarëve grekë, duke përmendur megjithatë se ishte e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të mbajnë maska në publik dhe të respektojnë rregullat e higjenës personale. "Dua të theksoj se marrja e këtyre masave parandaluese është një veprim respekti për bashkëqytetarët," tha ai, duke theksuar se të gjithë qytetarët duhet të jenë "dyfish të kujdesshëm" nëse do të duan vazhdojë trajektorja rënëse e virusit.

Ai bëri thirrje që "të gjitha këto zakone të mira" të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme në mënyrë që ekonomia të fillojë të funksionojë përsëri dhe që të mos ketë raste të reja

Sakellaropoulou përshëndeti mjekët dhe infermierët e vendit, si dhe stafin e supermarketeve dhe punonjësit e ofrimit të ushqimit, të cilët duhet të punojnë në kushte veçanërisht të vështira dhe gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të Kishës në nxitjen e kufizimit.

"Dua të jem optimiste se ne do të vazhdojmë të jemi të disiplinuar dhe të pranojmë zbatimin e masave sepse, problemet me të cilat përballet vendi, na presin", tha ajo, duke iu referuar ndikimit ekonomik të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco