Koronavirusi/ 2.867 të infektuar dhe 66 viktima në Serbi

Koronavirusi/ 2.867 të infektuar dhe 66 viktima në Serbi

15:57, 09/04/2020
A+ Aa A-

Deri sot në orën 15.00, Serbia numëron 2.867 të infektuar nga COVID-19, ndërsa 1.891 pacientë u shtruan në spital.

Sipas mediave serbe, 127 pacientë ndodhen në terapi intensive, në respirator.

Sa i përket viktimave, Serbia deri tani numëron 66 të vdekur.

Siç raportuam edhe më parë, mes të infektuarve është edhe djali i presidentit Aleksander Vuçiç.

Lajmin e ka dhënë vetë Vuçiç përmes një postimi në Instagram.

Ai shkruan se djali i tij i madh Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco