Zgjedhjet e parakohshme maqedonase/ Aleanca dhe Alternativa arrijnë koalicionin parazgjedhor

19:47, 06/02/2020
A+ Aa A-

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë rënë dakord që të formojnë një koalicion të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet e parkohëshme parlamentare të 12 prillit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Aleancës, Ziadin Sela përmes një video prezantimi në Facebook të enjten, duke konfirmuar se kishte marrë një pëlqim me shkrim nga ana e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi për koaicionin, raporton VOA.

Bisedimet ndërmjet partive opozitare shqiptare, përkatësisht Aleancës për Shqiptarët si nismëtare dhe Alternativës e Lëvizjes Besa ka disa javë që janë zhvilluar por pa hollësi për publikun, gjersa zyrtarë të Lëvizjes Besa nxorën para pak ditësh dilemat se partia e tyre po lihej jashta këtij koalicioni.

Por, zoti Sela thekson se dyert janë të hapura për zgjerimin e koalicionit. Ai tha se “mbetet i hapur për të gjitha palët e interesuara për ta forcuar dhe bashkuar zërin shqiptar dhe për ta bërë maksimale ofertën shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit, por edhe në periudhën më pas”.

Ziadin Sela qe shprehur të marten se u linte një afat prej 48 orësh dy partive opozitare, por pa përmendur emrat e tyre, që të merrnin një vendim lidhur me ofertën për koalicionimin parazgjedhor. Alternativa e ka konfirmuar njoftimin, ndërsa Lëvizja Besa ende nuk ka bërë komente për vendimin e fundit të drejtuesit të Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca ka tre deputetë në parlament, njëri nga ta vetë z. Sela. Po kaq ka dhe Alternativa ndërsa Lëvizja Besa ka dy ligjvënës. Në sondazhet e publikuara muajt e fundit Aleanca për Shqiptarët qëndron më mirë nga partitë tjera shqiptare të opozitës, madje jo shumë larg Bashkimit Demokratik për Inegrim.

Zgjedhjet e 12 prillit duhet të shpallen më 12 shkurt, siç ka paralajmëruar kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Megjithëse të gjitha partitë në vend e kanë mbështetur këtë datë dhe Lidhja Social Demokrate në pushtet vendosi të shkohet në zgjedhje të parakohshme si rezultat i zhgënjimit nga mosmarrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në në tetorin e kaluar, tash drejtuesi i saj Zoran Zaev është shprehur me tone pesimiste duke e kushtëzuar datën e zgjedhjeve me miratimin Ligjit për Prokurorinë dhe ushtrinë e vendit. Për këtë nevojiten dy të tretat e votave në parlamentin prej 120 vendesh. Bashkimi Demokratik për Integrim, si partner i koalicionit qeverisës në disa raste nuk i ka qëndruar pranë LSDM-së, teksa ka zgjedhur të heshtë kur bëhet fjalë për çështje të debatueshme midis dy partive rivale maqedonase. BDI-ja nuk zgjedh se cilën parti maqedonase mund ta ketë për partnere qeverisëse pas zgjedhjeve, por ajo thekson kushtin se secila parti duhet ta mbështesë Marrëveshjen e Prespës, që i dha fund mosmarrëveshjeve rreth emrit të Maqedonisë me Greqinë fqinje.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja u ka premtuar votuesve të saj se “kur ta marrë pushtetin pas 12 prillit do ta rikthejë emrin e mëparshëm kushtetues – Republika e Maqedonisë”. Por, kjo qasje është kundërshtuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë rënë dakord që të formojnë një koalicion të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet e parkohëshme parlamentare të 12 prillit. Këtë e bëri të ditur kryetari i Aleancës, Ziadin Sela përmes një video prezantimi në Facebook të enjten, duke konfirmuar se kishte marrë një pëlqim me shkrim nga ana e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi për koaicionin.

Bisedimet ndërmjet partive opozitare shqiptare, përkatësisht Aleancës për Shqiptarët si nismëtare dhe Alternativës e Lëvizjes Besa ka disa javë që janë zhvilluar por pa hollësi për publikun, gjersa zyrtarë të Lëvizjes Besa nxorën para pak ditësh dilemat se partia e tyre po lihej jashta këtij koalicioni.

Por, zoti Sela thekson se dyert janë të hapura për zgjerimin e koalicionit. Ai tha se “mbetet i hapur për të gjitha palët e interesuara për ta forcuar dhe bashkuar zërin shqiptar dhe për ta bërë maksimale ofertën shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit, por edhe në periudhën më pas”.

Ziadin Sela qe shprehur të marten se u linte një afat prej 48 orësh dy partive opozitare, por pa përmendur emrat e tyre, që të merrnin një vendim lidhur me ofertën për koalicionimin parazgjedhor. Alternativa e ka konfirmuar njoftimin, ndërsa Lëvizja Besa ende nuk ka bërë komente për vendimin e fundit të drejtuesit të Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca ka tre deputetë në parlament, njëri nga ta vetë z. Sela. Po kaq ka dhe Alternativa ndërsa Lëvizja Besa ka dy ligjvënës. Në sondazhet e publikuara muajt e fundit Aleanca për Shqiptarët qëndron më mirë nga partitë tjera shqiptare të opozitës, madje jo shumë larg Bashkimit Demokratik për Inegrim.

Zgjedhjet e 12 prillit duhet të shpallen më 12 shkurt, siç ka paralajmëruar kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Megjithëse të gjitha partitë në vend e kanë mbështetur këtë datë dhe Lidhja Social Demokrate në pushtet vendosi të shkohet në zgjedhje të parakohshme si rezultat i zhgënjimit nga mosmarrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në në tetorin e kaluar, tash drejtuesi i saj Zoran Zaev është shprehur me tone pesimiste duke e kushtëzuar datën e zgjedhjeve me miratimin Ligjit për Prokurorinë dhe ushtrinë e vendit. Për këtë nevojiten dy të tretat e votave në parlamentin prej 120 vendesh. Bashkimi Demokratik për Integrim, si partner i koalicionit qeverisës në disa raste nuk i ka qëndruar pranë LSDM-së, teksa ka zgjedhur të heshtë kur bëhet fjalë për çështje të debatueshme midis dy partive rivale maqedonase. BDI-ja nuk zgjedh se cilën parti maqedonase mund ta ketë për partnere qeverisëse pas zgjedhjeve, por ajo thekson kushtin se secila parti duhet ta mbështesë Marrëveshjen e Prespës, që i dha fund mosmarrëveshjeve rreth emrit të Maqedonisë me Greqinë fqinje.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja u ka premtuar votuesve të saj se “kur ta marrë pushtetin pas 12 prillit do ta rikthejë emrin e mëparshëm kushtetues – Republika e Maqedonisë”. Por, kjo qasje është kundërshtuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco