Po ndiqej nga policia, bën aksident me furgonin plot emigrantë, arratiset trafikanti

Po ndiqej nga policia, bën aksident me furgonin plot emigrantë, arratiset trafikanti

08:39, 27/01/2020
A+ Aa A-

Katërmbëdhjetë refugjatë u plagosën dhe u dërguan në spital pas një aksidenti rrugor në orën 02:00 të mëngjesit të së hënës në autostradën Selanik-Kavala.

Të plagosurit ishin në bordin e një automjeti që po i transportonte në mënyrë të paligjshme nga Evros në brendësi të vendit.

Shoferi i mjetit duket se ka injoruar një sinjal policie për të ndaluar dhe ka rritur shpejtësinë për të shpëtuar.

Sipas policisë, në kulmin e Asprovalta mjeti i mbingarkuar doli nga rruga dhe u rrëzua në një fushë ngjitur.

Për pasojë u plagosën katërmbëdhjetë burra emigrantë me origjinë siriane.

Të gjithë u transportuan me autoambulancë në spitalin "Papanikolaou" të Selanikut, ndërsa trafikanti është shpallur në kërkim pasi ai u largua nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco