Ngjarje tragjike/ Nëna dhe fëmija digjen nga zjarri në kampin e refugjatëve

Ngjarje tragjike/ Nëna dhe fëmija digjen nga zjarri në kampin e refugjatëve

19:25, 29/09/2019
A+ Aa A-

Dy viktima janë regjistruar nga zjarri masiv që ka rënë në kampin grek të refugjatëve në Moria në Greqi.

Sipas stonisi.gr, viktimat janë nëna dhe fëmija i saj, të cilët janë djegur nga flakët.

Priten raportime të tjera mbi situatën kaotike që është krijuar si pasojë e flakëve që ka përfshirë kampin me 12 mijë refugjatë.

Sipas mediave helene, 5 të plagosur janë dërguar në spital, e mes tyre ka edhe fëmijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi refugjatët i kanë vënë zjarrin çadrave të kampit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco